FSHF zgjedh sot presidentin/ Sulejman Starova: Ja plani im për Federatën e Futbollit

FSHF sot do të ketë presidentin e ri për një mandate 4-vjeçar. Asambleja Zgjedhore mblidhet sërish për të mbyllur atë që nisi më 1 Mars pasi dy pika të rëndësishme u shtynë.

Komisioni i verifikimit ka regjistruar 3 kandidatë për President, Armand Duka, Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova.

Pas Dukës, kandidati Starova lexoi platformën e tij ndërkohë që kandidati tjetër, Dritan Shakohoxha nuk është i pranishëm në Asamblenë Zgjedhore teksa iu lexua emri për të paraqitur programin e tij por mungonte.

Starova: “Gjatë këtyre viteve, futbolli ka bërë përparime të dukshme por edhe infrastruktura ka bërë shumë. Ajo që duhet është një bashkëpunim më korrekt me shtetin dhe të rivendosim marrëdhënie më të mira. Familja jonë e futbolliot duhet t’i kërkojë shtetit sanksionimin me ligj të sportit. Nuk bëhemi xheloz që KOKSH merr 5 milione euro në vit, ne duhet të marrim 10 milionë. Duhet të përgatisim sportin në shkolla dhe të marrë përsipër kompletimin me pajisjet e nevojshme.

Futbolli duhet të ndryshojë dhe të ketë ndryshime në statut. Pesha e Superiores të ketë më shumë peshë se anëtarët e tjerër, të ketë peshë 3 herë më shumë. Duhet rritur masivizimi i futbollit për femra në rang kombëtar.
Infrakstruktura duhet përmirësuar dhe bashkëpunimi me qeverinë duhet të rritet që të rritet investimi nga ana e shtetit për të realizuar projektin e 100 fushave”.