Mbajeni anësorin! Mos e humbisni videon, arbitri harron dhe bëhet futbollist në fushë!

Në kampionatin e Ganës u luajt në fundjavë një nga ndeshjet e kampionatit ky kryesuesit e Asante Kotoko priste Bibiani Golds Stars ndaj të cilëve dominuan ndeshjen me fitoren 5-0.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e madhe të mediave jo vetëm në Afrikë por kudo në botë duke bërë xhiron e rrjeteve sociale ishte momenti kur arbitri anësor futet në fushën e lojës duke bërë një vrap impresionues.

Ai ndjek aksionin e golit të dytë madje futet në fushë duke u bërë për një moment edhe gjyqtari kryesor pasi është shumë pranë aksionit.

Me t’u shënuar goli nga Mfegue ai rikthehet në pozicionin e tij teksa pamjet kanë bërë xhiron e botës por edhe kanë hapur debat nëse duhet apo jo një gjyqtar anësor të futet brenda vizave kufizuese dhe aq pranë portës./Ora News/.