Bruno Fernandes me Covid, telashe për Man. United dhe Portugalinë
Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Man. United, Bruno Fernandes ka rezultuar pozitiv në testet e Covid-19.
Mesfushori më i rëndësishëm i “djajve të kuq” ka vënë në vështirësi tashmë trajnerin Rangnick për sfidën e mesjavës në Champions League ndaj Atl. Madrid kur dihet rëndësia e fantazistit portugez.
Jo vetëm kaq por edhe prania e lojtarit me Portugalinë në ndeshjet playoff për Botërorin është në pikëpyetje.
Në fakt Portugalia do të zbresë në fushë më 24 Mars në një përballje gjysmëfinale me Turqinë dhe ku fituesja e këtij çifti do të përballet me fituesin e çiftit Itali-Maqedoni e Veriut.
Gjithmonë në varësi të testeve që do t’i nënshtrohet lojtari, e sigurtë duket mungesa e tij në Champions League ndërsa mbetet për t’u parë koha e shërimit nga koronavirusi dhe më pas do të vlerësohet nëse mund të jetë gati për Turqinë./Ora News/.
