Messi kërkon të arratiset nga PSG. I ati telefonon për rikthimin te Barça
Jeta, mungesa e përshtatjes dhe tani së fundmi vërshëllimat e tifozëve ndaj tij e kanë bërë të pamundur qëndrimin në skuadër.
Po flasim për Lionel Messin i cili duket se për të është ezauruar çdo mundësi qëndrimi te Paris Saint Germain dhe tani kërkon me çdo mënyrë të arratiset nga ky klub.
Gjithçka vjen pas eliminimit në Champions League ku gjërat u bënë edhe më serioze dhe pakënaqësia e tifozëve ndaj yjeve të ekipit është rritur së tepërmi, si ndaj Messit ashtu edhe ndaj Neymar.
Në një situate të tillë, i ati i Neymar që është dhe agjenti i argjentinasit mësohet të ketë bërë një lëvizje surprizë duke telefonuar drejtuesit e Barcelonës.
Sigurisht që biseda është bërë për të mundësuar një rikthim të bujshëm të Messit në klubin katalanas, aty ku u bë më i miri në botë.
Aktualisht Messi ka një kontratë 2-vjeçare me PSG dhe vështirë se Al Khelaifi ta lërë të lirë verën e ardhshme por ashtu siç iku nga Barça pas 16 vjetësh edhe mund të rikthehet në mënyrë të bujshme./Ora News/.
