FSHF zgjedh sot presidentin, Duka: Skuadra fituese nuk preket, duhet ta sfidosh me projekte

FSHF sot do të ketë presidentin e ri për një mandate 4-vjeçar. Asambleja Zgjedhore mblidhet sërish për të mbyllur atë që nisi më 1 Mars pasi dy pika të rëndësishme u shtynë.

Komisioni i verifikimit ka regjistruar 3 kandidatë për President, Armand Duka, Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova.

Kandidatët lexojnë projektet e tyre. 

Armand Duka: Jam këtu në mënyrë solemne për të kërkuar një mandat tjetër. Jam i emocionuar dhe me ndroje të kërkoj një mandate tjetër por nuk kam ndroje të them se kemi bërë hapa para në futboll.

Rrugëtimi ynë ka nisur në kushte të vështirës të ekzistencës dhe të mbijetesës. As optimisti më i madh nuk do ta mendonte që të luanim në një Europian apo të kemi këtë stadium si ai në Tiranë.

Dua mbështetjen tuaj sepse e dua këtë lojë, e njoh mirë institucionin dhe të vazhdojmë strategjinë që shpalosëm bashkë. Ka zëra që anatemojnë kohën e gjatë të qëndrimit në krye por unë e shikoj si vlerë.

Në futboll ka rregull të madh e të pashkruar, skuadrën fituese mos e prek e aq më pak ta ndërrosh apo ekipit fitues t’i thuash mjaft mos luaj më.

Atë duhet ta sfidosh me projekte, ide. Kemi dëgjuar sharje, fyerje dhe baltosje e nga ana tjketër kemi parë projekte konkrete të përfunduara. Padyshim që sot ju do të zgjidhni atë të duhurën.