Zv/presidenti i UEFA-s: Jam i mahnitur nga stadiumi i ri dhe selia e re e FSHF

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Zbigniew Boniek, njëkohësisht një nga Zv.Presidentët e UEFA-s foli në nisjen e Asamblesë.

“Ju dërgoj përshëndetjet e Ceferin. Raportet janë shumë të mira dhe po shikojmë çdo ditë si është përmirësuar futbolli në Shqipëri nën drejtimin e Dukës.

Kam qenë njëherë si futbollist në 1975 dhe kam luajtur ndaj Shqipërisë. Duhet të them që jam i mahnitur nga infrastruktura e përmirësuar, stadiumi i ri dhe selia e re e FSHF. Kam bërë tifo për ju me Francën në Euro 2016. Ju uroj suksese të gjithë kanddiatëve”.