Shërbimi i fundit i Gareth Bale për Real Madrid. Uellsiani mund të surprizojë!

Real Madridi dhe Ancelotti janë në hall të madh. Bomberi dhe padyshim lojtari më i mirë i skuadrës, Karim Benzema pësoi një dëmtim ndaj Mallorcas dhe gjasat janë të mungojë 2-3 javë të paktën.

Në një situate të tillë, pa lojtarin që ka luajtur 34 ndeshje nga 41 në total që ka patur Reali dhe me 32 gola të realizuar, Ancelotti duhet të mendojë diçka emegjente pasi në fundjavë është El Clasico me Barcelonën.

Në këto shtatë ndeshje pa francezin, trajneri madrilen nuk ka gjetur një zëvendësues që ta bindë. As Jovic, Mariano, Asensio, Isco dhe as Bale që luajtur si “9”, në ato ndeshje nuk kanë bindur por për uellsianin ka një ide Ancelotti.

Bale ka vetëm 270 minuta këtë sezon me  golin e shënuar ndaj Levantes dhe përpara ka misionin e radhës për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit të Uellsit në Kupën e Botës së parë që nga viti 1954. Duke pasur parasysh mungesën e Benzemas, Ancelotti kërkon dhe një shërbim të fundit nga Gareth Bale me të cilin fitoi Championsin dhe El Clasico mund të jetë një mundësi për ish yllin e futbollit./Ora News/.