Chelsea në kaos. Klubi kërkon të luhet pa tifozë, më pas pendohet
Te Chelsea ka një situatë jashtëzakonisht të vështirë që tejkalon futbollin në fakt. Edhe mes drejtuesve duket se ka probleme ose jo mendime të njëjta në vendimmarrje dhe këtë e tregon fakti i një kërkese të çudtishme që klubi i drejtoi Premier League dhe FA Cup.
Në kulmin e sanksioneve të qeverisë britanike ndaj Abramovich, Chelsea kërkoi sot më herët që çerekfinalet e Kupës FA të së shtunës kundër Middlesbrough të luhej me dyer të mbyllura për "arsye të integritetit sportiv".
Pas dënimeve të vendosura ndaj pronarit të klubit, Roman Abramovich, klubi nuk mund të shesë bileta për ndeshjet dhe në një deklaratë, Chelsea i kërkoi FA të luante me dyer të mbyllura me një insistim të madh. Një skenar i tillë do të dëmtonte Middlesbrough, tifozët e tij, por edhe tifozët e Chelseat që kanë blerë bileta përpara sanksioneve, teksa tani së fundmi pati sërish ndryshim programi.
Chelsea me një reagim tjetër bëri të ditur se pas bisedimeve mes federatës angleze dhe Chelseat, klubi ka vendosur të tërheqë kërkesën për të luajtur me dyer të mbyllura në Middlesbrough. FA mbetet në kontakt me Chelsean, Premier League dhe qeverinë angleze për të gjetur një zgjidhje për të lejuar tifozët e Chelsea dhe Middlesbrough të shikojnë ndeshjen në Stamford Bridge, duke siguruar që sanksionet të respektohen.
Ndryshime të tilla në pak orë konfirmojnë se ka qëndrime të ndryshme ndoshta brenda klubit por shpresohet që kjo të mos reflektohet te skuadra që nesër zbret në fushë në Champions League./Ora News/.
