Strakosha e shpëton, Lazio fiton dhe ëndrron Championsin (Video)

Fitorja e dytë radhazi për Lazion hap një skenar të ri në Serinë A. Janë të paktën 5 skuadra që mund të arrijnë vendin e katërt dhe sot bardhekaltërit morën një fitore që i mban plotësisht në lojë për këtë objektiv.

Në “Olimpico” me Strakoshën dhe Hysajn titullarë, Lazio arriti të merrte suksesin e dytë radhazi ndaj Venezias, jo pa vuajtje në fakt.

Miqtë po luftojnë për mbijetesën dhe ja bënë të vështirë fitoren skuadrës së Sarrit dhe rrezikuan jo pak sidomos në të dytën por ishte Strakosha që shpëtoi Lazion nga barazimi.

Gjithsesi një penallti e akorduar me VAR dhe e ekzekutuar nga Immobile dha verdiktin e sfidës që u mbyll 1-0 dhe tani Lazio është në vend të pestë, 7 pikë larg Juventusit./Ora News/.