Ervin Nikolla tregon situatën e zgjedhjeve në FSHF: Politika gjeti momentin për të bërë të fortin

Drejtori i sportit në Tring, Ervin Nikolla ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”.

Teksa është folur për zgjedhjet në FSHF, Nikolla ka treguar situatën e parë në këndvështrimin e tij për ndërhyrjen flagrante të politikës.

“Më e lehtë është bërë të parashikosh një ndeshje sesa çfarë do të ndodhi në FSHF. Kjo duhej të ishte një festë futbolli për ne, kemi marrë finalen e Conference League. Është meritë direkte e Armand Dukës. Por politika zgjodhi që të bëjë rolin e të fortit në këtë moment, për të treguar se ka shtet. Qeveritë kanë ndërhyrë gjithmonë në punën e FSHF, mos harroni përjashtimin e mëparshëm që na kanë bërë. Megjithatë kjo finale e Conference League i ndryshoi pak gjërat sepse në të kundërt UEFA do t’i ndante gjërat me thikë”, tha Nikolla.