Bëhet gati shembja e impiantit mitik. Fundi i një epoke për “Teatrin e Ëndrrave”?

Futbolli po evoluon dhe bashkë me ndryshimet e mëdha të sportit më të bukur në botë ndryshojnë edhe infrastruktura e cila duhet të jetë bashkëkohore dhe t’u përgjigjet kërkesave gjitnjë e në rritje të kapaciteteve dhe aktiviteteve gjatë gjithë vitit dhe jo më në fundjavë apo në mesjavë.

Të prirur nga ideja për të modernizuar stadiumin e tyre legjendar, po konkretizohet ideja për të shembur, “Old Trafford”, një nga stadiumet më të rëndësishme në historinë e futbollit anglez dhe atij botëror.

Rindërtimi i plotë i stadiumit më të famshëm të klubit të Anglisë, shtëpia e fituesve të tripletës të Busby Babes dhe Sir Alex Ferguson, nga themeli do të ishte një mënyrë e jashtëzakonshme dhe shumë e diskutueshme për të zgjidhur vargun e problemeve që po rrënojnë aktualisht United.

Pra, prishja e stadiumit historik të Djajve të Kuq është një nga tre propozimet në tryezë. E dyta është prishja e pjesës Jugore, e cila ka pamje nga një linjë hekurudhore. E treta është të lihet stadiumi i paprekur nga ana strukturore, por të kryhet një rinovim i plotë i zonave të spektatorëve dhe zonave të biznseve në të katër anët e impiantit.

Ideja që aktualisht mbetet e preferuara për pronarët e klubit, familjen Glazer, është rinovimi i tribunës jugore, një kompromis i drejtë edhe për tifozët e United që nuk do të donin që “Teatri i Ëndrrave” të prishej. Teknologjia aktuale e ndërtimit do të bënte të mundur punën mbi linjën hekurudhore, një problem që është konsideruar pengues prej shumë vitesh, në rrugën drejt rritjes së kapacitetit nga 74,000 në mbi 80,000 vende të stadiumit. Por edhe opsioni i shembjes është në tryezë nga inxhinierët dhe propozuesit e projektit ndërkohë që problemi i madh mbetet pjesa se ku do të luajë Man. United ndërkohë që impianti do të rinovohet apo rindërtohet.

Në raste të ngjashme, Arsenali apo Tottenham kanë luajtur ndeshje për 2 vite pothuajse jashtë shtëpisë së tyre derisa stadiumet përkatëse u bënë nga e para./Ora News/.