Mbahet Asambleja Zgjedhore e FSHF. Do të emërojë presidentin e ri. Prezantojnë platformat Duka e Starova, mungon Shakohoxha

FSHF sot do të ketë presidentin e ri për një mandate 4-vjeçar.

Komisioni i verifikimit ka regjistruar 3 kandidatë për President, Armand Duka, Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova. 

Ndërsa Armand Duka dhe Sulejman Starova lexuan platformat e tyre prezantuese, kandidati tjetër, Dritan Shakohoxha nuk është i pranishëm në Asamblenë Zgjedhore.

Teksa iu lexua emri për të paraqitur programin e tij ai mungonte.

Sulejman Starova: Ja plani im për Federatën e Futbollit

 

Duka: Skuadra fituese nuk preket, duhet ta sfidosh me projekte 

Votimi i fshehte 

Asambleja Zgjedhore mblidhet sërish për të mbyllur atë që nisi më 1 Mars pasi dy pika të rëndësishme u shtynë.

Bëhet fjalë për zgjedhjen e presidentit të FSHF dhe votimin për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Komisioni i verifikimit ka regjistruar 3 kandidatë për President, Armand Duka, Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova. 12 kandidatë për KE janë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj, Ylli Ҫekiҫi.

Zgjedhjet me votim të fshehtë fillimisht Presidenti e më pas anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Në raundin e parë nga 43 delegatë, janë të nevojshëm 29 vota në raundin e parë, në të dytin kandidati me më shumë vota fiton automatikisht. Ka një raund të tretë që nëse kandidatët dalin me vota të barabarta, atëherë Presidenti i ri zgjidhet me short.

Tre kandidate ne gare

Në zgjedhjet për president të FSHF garojnë tre emra, Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova.
Siç njoftoi FSHF, janë përcaktuar dhe delegacionet nga UEFA dhe FIFA që do të mbërrijnë në Tiranë nesër për monitorimin e proçesit dhe emrat janë shumë të njohur.

Nga UEFA të pranishëm në punimet e Asamblesë  janë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Zbigniew Boniek, njëkohësisht edhe një nga Zv.Presidentët e UEFA-s, si edhe dy zyrtarët, Thierry Favre dhe Luca Nicola. Ndërsa FIFA është e përfaqësuar në Asamble nga dy zyrtarët e lartë, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia.

Nuk munguan as dy personalitete të rëndësishëm në futbollin ballkanas, si Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.

/Ora News/