Nuk luajnë në playoff nga lufta, Polonia dhe Skocia miqësore për Ukrainën

Si Polonia ashtu edhe Skocia nuk do të zbresin në fushë më 24 Mars për të luajtur ndeshjet e tyre playoff për Botërorin 2022.

Polonia duhej të ndeshej me Rusinë që u perjashtua nga FIFA ndërsa Skocia me Ukrainën por këta të fundit e kanë të pamundur të mendojnë për futboll në këto momente.

Në një situate të tillë, të dyja këto kombëtare kanë vendosur që së bashku të zhvillojnë një miqësore pikërisht më 24 Mars në “Hampden Park” dhe të gjitha biletat që do të shiten do të shkojnë për fondet e emergjencës së UNICEF për Ukrainën.

Federata e Skocisë bëri të ditur se në këtë ndeshje do të jenë biletat 10 Paund, një çmim i përballueshëm për të gjithë në mënyre që stadiumi të mbushet për solidarizim me invazionin në Ukrainë nga Rusia./Ora News/.