Dinamo në krizë të thellë, largohet edhe Devolli nga stoli

Janë rikthyer makthet e Kategorisë së Parë për Dinamon që humbi sërish këtë fundjavë ndaj Kukësit duke e bërë situatën shumë të rrezikshme për kryeqytetasit.

Në vend të parafundit dhe vetëm një pikë larg zonës play out, Dinamo ka vendosur të ndryshojë drejtimin e skuadrës. Bledar Devolli që u bashkua me Dinamon në Dhjetor si fillim asistent i Bledi Shkêmbit, është larguar sot nga drejtimi i bluve.

Ishte vendimi i klubit për të mbyllur bashkëpunimin me trajnerin i cili nuk arriti të sillte ndryshim ne stol duke patur fatin e Shkëmbit i cili gjithashtu u largua pér shkak të rezultateve të dobëta./Ora News/.