Partia Demokratike kërkon mocion me debat me Ramën në Kuvend për çmimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2022, 15:38
Partia Demokratike ka kërkuar një mocion me debat me kryeministrin Ramën për çmimet e rritur kohët e fundit në vendin tonë.
Një gjë e tillë i njoftua të shtunën para mbledhjes se grupit nga Basha, ndërsa është firmosur kërkesa edhe zyrtarisht nga kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.
PD ia ka drejtuar kërkesën kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ku nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj i konsideron të pamjaftueshme masat e marra nga qeveria shqiptare.


