A duhet të shqetësohet Shqipëria nga lufta në Ukrainë? Ja si përgjigjet ish-ministri i jashtëm

Ish-ministri i Jashtëm, Arian Starova shprehet se Ballkani dhe vendi ynë nuk duhet të jenë të shqetësuar nga lufta që po zhvillohet në Ukrainë, e cila është sulmuar nga Rusia që prej 24 shkurtit.

Në një intervistë për Ora News, se për luftën në Ukrainë, ka pasir reagime të forta nga Europa dhe NATO, gjë e cila sipas tij ka ndikuar edhe tek Serbia.

Arnold Kariqi: A duhet të jemi të shqetësuar nga kjo luftë?

Arjan Starova: Në ditët e para ka pasur një frikë të madhe se diçka mund të ndodhte në Ballkan, tani nuk e kam atë frikë, sepse NATO dhe Europa është ngritur në këmbë, jo vetëm me sanksione, por kjo qëndresa ndaj Rusisë po ta përngjasoj me valët e një deti po përplaset edhe në brigjet e Serbisë. Presidenti Vuçiç e di shumë mirë këtë gjë.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.