Karabina: Rama nën presion, Qiraxhi: Po komunikon çdo ditë me qytetarët për të sfumuar protestën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2022, 21:56
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, aktivistja Mirela Karabina u shpreh se kryeministri Rama është non presion dhe prandaj ndërmori një paketë sociale.
Ndërsa, aktivisti Mirgen Qiraxhi theksoi se Rama po komunikon çdo ditë me qytetarët me idenë për të sfumuar protestën.
Karabina: Rama nën presion. Po merret me paketa sociale e kjo do të thotë që është në siklet. Ne duam zgjidhje. Grupet e interesit i kanë të qarta kërkesat kanë edhe zgjidhjet por Rama është arrogant.
Qiraxhi: Rama po komunikon çdo ditë me qytetarët me idenë për të sfumuar protestën. Ne ia kemi ndryshuar axhendën. Paketa e rezistencës është ajo çfarë ishte parashikuar në buxhet. Rama duhet të jetë i turpëruar që bombat bien në Ukrainë dhe viktimat janë në Shqipëri.

