Terrorizëm ndërkombëtar, arrestohen në Bari katër shqiptarë
Arrestohen në Bari 4 shtetas shqiptarë të akuzuar për terrorizëm ndërkombëtar.
Me urdhër të Prokurorisë së Barit, Drejtoria e Antimafias e Antiterrorizmit italian ka arrestuar 4 shqiptarë banues prej vitesh në Itali e të akuzuar për akte terrorizmi ndërkombëtar.
Arrestimet janë kryer në provincën e Barit e të Cuneos.
Operacioni i koduar “Ushtari i padukshëm” ka nisur hetimet më prill të 2020.
Ata ishin iniciatorë të një fushate fondesh të cilat do të shërbenin shërbenin për të ndihmuar e asistuar një Imam shqiptar i arrestuar nga autoritetet shqiptare në prill të 2014.
Ai akuzohet si organizues i një celule terroriste që rekrutonte luftëtarë të ISIS nga territori i Ballkanik e që propagandonte doktrinën xhihadiste në disa xhami të këtij territori.
Imami është dënuar 17 vite nga drejtësia shqiptare.
Hetimet e bazuara në teknikat moderne të monitorimit të komunimit në web, kanë identifikuar se katër shqiptarët e arrestuar mbështesnin propagandën filo xhihadiste e shpërndanin komunikata e dokumenta të përkthyera në shqip të ish-liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr Al Baghdadi e zëvendësuesit të tij Ebu Ibrahim El Hashimi El Kureshi.
Dokumentat në shqip redaktoheshin nga imami shqiptar i dënuar.
Shenim: Lajmi u perditesua

