Rusia sulmon fabrikën e avionëve Antonov

Qartësohet situata lidhur me raportimin për bombardime nga Rusia në një periferi veriore të Kievit.

Administrata e qytetit thotë se është sulmuar "uzina" e avionëve Antonov, jo aeroporti Antonov.

Objekti i prodhimit të avionëve Antonov ndodhet në aeroportin Sviatoshyn, rreth 10 km nga qendra e qytetit të Kievit.

Videot e paverifikuara të shpërndara në mediat sociale tregojnë një shtëllungë të trashë tymi të errët mbi fabrikë.

Administrata e qytetit thotë se shërbimet e urgjencës janë në vendin e shpërthimit.