Zjarr në Rroshnik të Beratit, digjen dhjetëra ha me pisha dhe kullota
Nga Marko Diko Përditësimi i fundit 13 Mars 2022, 17:15
Dhjetëra hektarë me pisha të egra dhe kullota janë djegur në Rroshnik të Beratit nga zjarri.
Vatra e zjarrit është shfaqur shumë larg rrugës së kalimit të mjeteve dhe terreni e bën të pamundur hyrjen e zjarrfikëseve.
Zjarrfikësit po e shuajnë zjarrin me mjete rrethanore dhe me pompa shpine, por era e fortë po favorizon përhapjen e tij.

