I dënuar me 10 vjet burg për drogë, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 38-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

I arrestuari është Ervis Hasankolli, banues në fshatin Papër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.