I dënuar me 5 vjet burg në 2016 për aksident rrugor, arrestohet në Qafë Thanë

Një 36-vjeçar i dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” është arrestuar në Qafë Thanë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Aspirant Dinoshi, 36 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 15 mars 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg për veprat penale të lartpërmendura.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast, u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.