“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në ditën e pestë, qytetarët: Paketa e rezistencës sociale e pamjaftueshme dhe qesharake

Për shqiptarët e diela nuk ishte ditë pushimi, por vijimi i protestës kundër rritjes së paprecedentë të çmimeve të produkteve në vend. Në ditën e pestë kërkesat kryesore të qytetarëve ishin të njëjta, ulja e çmimeve dhe marrja e masave nga ana e qeverisë për të përballuar krizën. Pas mbylljes së protestës para Kryeministrisë, qytetarët u zhvendosën në rrugën "Myslym Shyrri", aty ku dhe do të përplaseshin me policinë pasi bllokuan këtë segment rrugor. Me thirrjet "Do dalim në rrugë me qindra, me mijëra. Po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria", qytetarët paralajmëruan se çdo ditë do të jenë në shesh në orën 17:00, duke nisur nga kjo e hënë.

Të pamjaftueshme dhe qesharake e konsideruan paketën e rezistencës sociale të qeverisë, ndaj të dielën protestuan sërish.

Me thirrjen “Boll na vodhët”, qytetarë nga Tirana dhe rrethet marshuan drejt Kryeministrisë.

Aktivistë të shoqërisë civile thanë se masat e qeverisë nuk ndihmojnë përballë çmimeve të larta.

"Kërkojmë një jetë me dinjitet ashtu si qeveritarët."

"Të vini me faturë në dorë dhe do të tregoni sesi është të jetosh sot në Shqipëri. Kjo nuk është çështje interpretimesh dhe diskutimesh, këtu problemi është thelbësor, është jetësor, problemi është mbijetesë."

Me pagat e ulëta dhe çmimet çdo ditë në rritje qytetarët thanë se u është vështirësuar jetesa.

"Mbrëmë i dhashë gruas 20 mijë lekë të vjetra me ble ushqime, erdhi me një shishe kos, një shishe qumësht, një kg oriz dhe një shishe vaj.Kusuri? Mbeta 500 lekë borxh tha.  Llogariteni ku ka arritur!"

Më shumë në vështirësi gjenden personat me aftësi të kufizuara.

"Si mund ta përballojë një person me afësi të kufizuar këtë çmim nafte?Ai ka thënë do të marrim masa, ku janë masat? Personat me aftësi të kufizuar nuk kanë buxhet."

Për hallet e prindërve protestuan të dielën edhe fëmijët.

"Sot kisha ditëlindjen dhe erdha të protestoj për rritjen e çmimeve."

Për fermerët dhe blegtorët u kërkua më shumë mbështetje me subvencione.

"Të bëhet skema kombëtare sa e ka Kosova."

Të rinjtë që u arrestuan në protestat e mëparshme thanë se nuk do të dorëzohen.

"Kemi dhjetëra djem dhe vajza të guximshëm nëpër komisariate që me urdhrin e këtij zotërisë janë arrestuar sepse kjo protestë ja ka futur dy këmbët në një këpucë."

Pasi protestuan dy orë para selisë së qeverisë, qytetarët bllokuan qarkullimin e mjeteve pranë Gjykatës së Lartë.

Ata u përplasën me efektivët e policisë që ndërhynë për të rikthyer lëvizjen e mjeteve.

Të hënën në orën 17:00 caktuan protestën e radhës teksa i bënë thirrje qeverisë që të reflektojë për kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve.

“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në

“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në

“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në

“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në

“Boll na vodhët”, protesta në Tiranë në