Makina përplas biçikletën në Pogradec, plagoset 60-vjeçari

Një aksident është shënuar pasditen e sotme, 13 mars në aksin rrugor Pogradec-Buçimas.

Shtetasi S. V., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar biçiklistin E. H., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Buçimas.

60-vjeçari u dërgua në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.