Kurbini bllokoi për disa minuta autostradën edhe këtë të shtunë
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 20:34
Qytetarët e Kurbinit u ngritën në protestë edhe pasditen e kësaj të shtune, ku kanë bllokuar autostradën Milot-Mamurras për disa minuta për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve dhe të shportës.
Kjo është dita e tretë e protestave kundër rritjes se çmimeve në Qarkun e Lezhës.
