Përfshihet nga flakët banesa në Gjirokastër, e dyta brenda 12 orëve

Një banesë në lagjen "11 Janari" në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Burime për Ora News bëjnë me dije  se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati dhe banesa është në pronësi të shtetasit Petraq Risti.

Nuk dihen rrethanat që kanë shkaktuar zjarrin, por shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.

Kjo është banesa e dytë që digjet në Gjirokastër brenda 12 orëve të fundit.