U arrestua pas protestës, Bislim Lanka: Naftën e lashë 260 lekë e gjeta 220, protesta po jep rezultat

Pas tre ditësh në qeli, Bislim Lakna i arrestuar pas protestës për rritjen e çmimeve ka shijuar lirinë.

Në një postim në facebook, ai thotë se ditën që u arrestua e la 260 lekë litrin e naftës dhe sot pasi la komisariatin e gjeti 220 lekë.

Edhe sheshet, vijon ai ishin mbushur plot, u ishin bashkuar dhe studentë. Protesta ka nisur të japë rezultatet e veta.

"Para 3 ditësh më arrestuan në protestë. Ditën kur më futën në qeli, çmimi i naftës ishte diku tek rreth 260 lekë të reja për litër. Sot, kur u lirova nga komisariati, pashë që çmimi i naftës kishte rënë në rreth 220 leke të reja për litër.Gjithashtu, pashe që sheshet kishin qenë të mbushura gjatë gjithë këtyre 3 ditëve me mijëra protestues dhe që studentët e disa fakulteteve i ishin bashkuar protestës. Pra, protesta ka nisur të japë rezultatet e veta. Nesër më shumë!"