Mot i kthjellët por i ftohtë, ja si do të luhaten temperaturat sot
Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të vijojë në territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-oreshit duke bërë që problematike të jenë ngricat në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat malore Lindore ku nuk do të mungojnë edhe flokët e dëborës.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që gjatë pasdites i pranishëm të jetë edhe parametri i erës duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe me shumë.
Temperaturat e ajrit do të jene të ulëta në mëngjes por konstante mbeten temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 11°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Ishujt Britanikë si edhe Evropa veriore paraqiten në ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante.
Po ashtu; me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore paraqitet pjesërisht Europa Qendrore ndërsa mot të kthjellët por të ftohtë do të përjetojë, pjesa me e madhe e kontinentit si pasoje e masave të ftohta siberiane.
