“T’i lërë pikturat”, qytetari i revoltuar ndaj Ramës: Mbaj përgjegjësi, ose thyej qafën, ik largohu

Qytetari i zonës së “Kombinatit” në protestën kundër rritjes së çmimit të naftës dhe  produkteve të tjera, që po zhvillohet para Kryeministrisë, i ka bërë thirrje Edi Ramës që të mbajë përgjegjësitë që i takojnë.

Ai shprehet se nëse Rama nuk mban përgjegjësi të largohet nga detyra.

Qytetari: Rama e ka pasur gjithmonë një justifikim. Rama ka harruar se është në kryeministri. Rama po bredhë poshtë e lart për imazhin e tij. Rama t’i lërë pikturat, t’i lërë shmangiet nga përgjegjësitë, ose në të kundërt të  jap dorëheqjen, dhe të thyej qafën, Në emër të banorëve të kombinatit dhe qytetarëve që vuajnë pasojat e njëpasnjëshme, ju ftojmë të vazhdojmë të shprehim indinjatën tonë në ndryshimet që duam dhe jo në ëndrrat që e Ramës.