Binaj në protestë: Nafta nuk është luks, mos tërhiqemi, këta nuk mendojnë për ne, kanë 30 vite në pushtet

Për të dytën ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë për të shprehur revoltën kundër rritjes së çmimeve.

Me parullat "Poshtë qeveria e oligarkëve" ata po tubojnë para zyrave të kryeministrit Rama.

Aktori Florian Bianaj, ka qenë edhe ditën e sotme në protestë, ku u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në këmbë dhe të protestojnë për të drejtat e tyre, pasi politika nuk p mendon për shqiptarët.

Florian Binaj: Ne aq sa ishim bëmë dy gjëra, u ulë 20 lekë nafta dhe erdhi ai nga Dubai. Sot që flasim e gjithë Shqipëria po proteston. Nafta nuk është luks, nafta është mjet jetese. Nuk e di pse ua kemi dhënë mundësinë 30 vite këtyre. Kur Rama ka ardhur në pushtet kam qenë 11 vjeç, i mbaron mandati kur unë të jem 40 vjeç. Ka edhe më keq se ky. Ne nuk duhet të tërhiqemi, këta kanë 30 vite dhe nuk kanë  menduar për ne, duhet të mendojmë  për njëri tjetrin.