Covid-19 në vend: 67 të infektuar, 1 viktimë dhe 44 pacientë të shtruar në spitale

Një viktimë dhe 67 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

MInistria e Shëndetësisë bën me dije se nuk ka mundur t'i mbijetojë Covid-19, një qytetar nga Tirana 82 vjeç.

Ndërkohë numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në: 

Tiranë me 23 raste të reja nga 4 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 3 qytetarë në Elbasan, Dropull, Sarandë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Divjakë, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Gjirokastër, Mallakastër, Dibër, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Shkodër.

Janë 1119 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 100 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,876 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Mars 2022)
Raste të reja ditore 67
Të shëruar në 24 orë 100
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1239

Testime totale 1,757,186
Raste pozitive 272,479
Raste të shëruara 267,876
Raste Aktive 1119
Humbje jete 3,484

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 317
Fier 197
Lezhë 188
Kukës 93
Shkodër 86
Vlorë 61
Elbasan 60
Berat 29
Gjirokastër 28
Korçë 28
Durrës 27
Dibër 5