Protesta/ Meksi: S’kemi ardhur për t’i kërkuar lëmoshë Ramës, ai na sheh si lopa për t’u mjelë. Drejtësia të hetojë vjedhjen
Pjesëmarrës në ditën e ditën e dytë të protestës kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të produkteve të të tjera ushqimore, është edhe aktivisti Redon Meksi.
Ai i bën thirrje drejtësis që të nisë hetimet për vjedhjet që po bëhen me naftën, ndërsa kërkon që të lirohen aktivitëst e arrestuar.
Ndër të tjera ai shprehet se nuk kanë ardhur për t’i kërkua Edi Ramës lëmoshë, por të drejtat që ju takojnë.
Redon Meksi: Ky zotëria këtu, bashkë me oligarkët e tjerë kanë formuar një skenë masive vjedhjeje. Kanë 10 vjet që na vjedhin. Na vjedhin te çmimet te taksat. Ky tipi këtu vazhdon të na vjedh. Ne nuk kemi ardhur këtu për t’i kërkuar lëmoshë, port ë drejtën tonë. Paratë publike janë tonë dhe jot ë qeverisë. Ky është shërbëtori ynë. Është zgjedhur këtu për të na shërbyer ne e ne jo atij. Ne na sheh si lopë për t’u mjelë, ne jemi thjesht lopa që ai na mjelë. I bëj thirrje drejtësisë, të hetojë të gjithë këtë skenë vjedhje. Të filloj duke hetuar që nga magazinat doganore deri tek pikat e karburantit. Ose sot ose kurrë. I bëj thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve që nëse nuk i lironi aktivistët do ju bëhemi hije nga pas.
