Tensione në Lushnje, policia tenton të hapë rrugën e bllokuar, protestuesit nuk lejojnë kalimin e makinave

Zinxhiri i protestave kundër rritjes së çmimeve u shtri dhe në Lushnje.

Qytetarët e organizuar përmes rrjeteve sociale,mes tyre shumë fermerë, bllokuan për 30 minuta rrethrrotullimin e Plukut.

Forca të shumta Shqiponja dhe efektivë të RENEA-s kishin dalë në rrugë, duke u kërkuar hapjen e saj.

Nuk munguan dhe momentet e tensionit mes tyre. Policia tentoi të hapë rrugën por protestuesit nuk lejuan kalimin e makinave.

Tubimi u mbyll në 15:39.