Grabitja me incineratorët, paraqitet në parlament raporti i komisionit hetimor
Një ministër i arrestuar dhe tre aksionerë në kërkim ndërkombëtar, nuk përbëjnë shkas për mazhorancën socialiste për të hedhur dyshime mbi incineratorët. Në seancën parlamentare Jorida Tabaku prezantoi gjetjet mbi tre koncesionet që sipas saj tregojnë shkelje të rënda.
Duke rikthyer edhe një herë në vëmendje angazhimin e shtetit për miratimin me urgjencë të kontratave, kryetarja e komisionit hetimor renditi kompanitë që sipas saj kanë qarkulluar paratë përmes faturave fiktive.
“Kërkoj SPAK të filloj hetimin e menjëhershëm për këto kompani: Frogy 03, Leli 17, Xhevi Inert, Silli. Kërkoj shumë ndjesë për fantazitë që kanë pasur Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri në emërimin e kompanive por ky është fakti.”
Madje Tabaku thekson se zyrtarë të tatimeve janë shkarkuar pikërisht për këtë situatë.
“Kush hoqi 3 drejtorë tatimesh. Drejtorë tatimesh kanë dhënë dorëheqjen për të mbyllur këtë aferë.”
Sipas saj vetëm pak medie kanë folur mbi këto kontrata, pasi të tjerat kanë marrë reklama
“Media janë paguar me aksione. Janë paguar mbi 1 milionë euro për reklamat në media.”
Për socialistet përmes incineratorëve dhe landfilleve u pastruan mbetjet në Shqipëri.
“Janë kombinim shumë i mirë që përdoren nga e gjithë bota dhe nuk ka pse ne të mos kopjojmë, ato që janë të drejta.
Madje punën e komisionit mazhoranca e konsideron pozitive të cilit duhet ti merren në konsideratë rekomandimet. Vetë Lulzim Basha ka kundërshtuar akuzën se në kohën e tij propozoi ccmim 39 euro për ton.
“Është gënjeshër të thuash që studimi i Bankës Botërore kur Bashkinë e drejtoja unë është gënjeshtër. Ai është çmimi i plotë edhe i mbledhjes, i pastrimit të qytetit dhe i futjes së kontenjerëve që futen nën tokë. “
