Ekskluzive/ Nga 35 të arrestuarit, 14 ishin në burg. Ja kush janë kultivuesit e trafikantët e drogës në disa qytete
“Ora News”, zbardh emrat e personave të arrestuar nga prokuroria e Posaçme SPAK, individë këta që ditë e sotme janë mbajtur tepër sekret nga institucioni i SPAK-ut.
Nga dokumentacioni i siguruar, rezulton se bëhet fjalë për 44 mandat-arreste, ku aktualisht pjesa më e madhe e tyre janë ekzekutuar. Ndërsa disa prej personave të ndaluar nga SPAK, u është komunikuar akuza e Kultivimit të drogës dhe Grupit të strukturuar kriminal, në ambjentet e burgut, pasi rezultojnë të dënuar për drogë në episode të tjera.
Vendimi i gjykatës në burg i është komunikuar, Leonidha Kiçias, Mikel Zilfës dhe disa personave të tjerë.
Ndërsa janë arrestuar individë të ndryshëm që banojnë në Tepelenë, Vlorë dhe qytete të tjera.
Mes personave të arrestuar është Bujar.B, i proceduar më parë për mashtrim dhe aktualisht mësohet se është arrestuar në banesën e tij në Institut në Kamëz.
E arrestuar mësohet se është dhe Denisa.D dhe Denardo.D.
Operacioni që ka marrë spunto nga një hetim i vitit 2019, është drejtuar nga prokurori Ervin Kondili.
Të arrestuarit gjatë operacionit policor të koduar “FIVE
-Denardo Dervishi
-Fejzo Meçaj (punonjes policise SPZ, Tepelene)
-Ervin Llana
-Armand Koçiu
-Servan Kerbizi
-Xhuliano Aliu
-Kristi Dauti
-Sefer Dukaj
-Fiodor Runaj
-Hyrjet Runaj
-Hader Runaj
-Ardian Kastrati
-Xhavit Filja
-Adriatik Logli (punonjes policie prane DVP Gjirokaster)
-Valmir Polisi
-Fadil Demaj
-Landi Lezi
-Erjon Kalemi
-Bujar Brahaj
Janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale:
-Elton Ukaj
-Marjano Beta
-Mikel Ziflaj
-Sokol Beqiraj
-Marjus Tarataraj
-Aleks Meçorapaj
-Abedin Llajaj
-Ardit Petraj
-Neritan Lamaj
-Hetem Velaj
-Lleonidha Koçiaj
-Klodian Delaj
-Kastriot Lalaj
-Ertjan Pjetergjokaj
35 urdhër-arreste të ekzekutuara, kush mori pjesë në operacion
Operacioni i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe nën drejtimin e SPAK-ut, çoi në goditjen e 5 grupeve të strukturuara kriminale të sinkronizuar me njëri-tjetrin, që ushtronin veprimtari në fushën e narkotikëve.
Në operacion u angazhuan Drejtoria Hetimore, RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe Kukës.
U ekzekutuan masat e sigurisë për 35 shtetas.
Gjatë periudhës 3-vjeçare të hetimit janë sekuestruar 1 armë zjarri, municion luftarak, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, qindra bimë narkotike, vaj hashashi dhe një sasi farash kanabisi.
13 episode të prodhimit edhe shitjes së narkotikëve
Hetimet nisën në 2009. Gjatë hetimit proaktiv 3-vjeçar është provuar veprimtaria e kundërligjshme e 5 grupeve të strukturuara kriminale që vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Prrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020.
Akuzat
Pas provave të siguruara gjatë hetimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Disa në kërkim
Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë, të cilët nuk janë gjetur në banesat e tyre, gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë.
Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasin N. Ll. dhe masën e sigurimit personal “Detyrimi paraqitjeje”, për shtetasin A. Sh.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi F. M., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe shtetasi A. L., me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Për këta shtetas është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.
Operacioni vijon për kapjen e personave në kërkim.
Materialet i kaluan Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.
