"Nuk paguajmë asnjë lek për krizën tuaj!" Dita e dytë e revoltës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2022, 17:18
Për të dytën ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë për të shprehur revoltën kundër rritjes së çmimeve.
Me parrullat "Poshtë qeveria e oligarkëve" ata po tubojnë para zyrave të kryeministrit Rama.
"Nuk paguajmë asnjë lek për krizën tuaj".
Nuk munguan dhe thirrjet për lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestës së një dite më parë.
Aktivisti, Mirgen Qiraxhi, tha se qeveria duhet të lirojë naftat nga taksat.
"Kjo qeveri duhet të lirojë naftën nga taksat që po i marrin frymën, taksat që pasurojnë ata dhe varfërojnë qytetarët. Taksa e qarkullimit duhet të hiqet sa kohë jemi në krizë".
"Rama pasurohet, çmimet dyfishohen" shpërthyen thirrjet në kor pas tij.
Protesta po mbikqyret nga dhjetëra efektivë të rendit.



