Mirdita në protestë për rritjen e çmimeve, bllokohet për 1 orë Rruga e Kombit në afërsi të Rrëshenit

Reagimit për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera, ju bashkuan edhe qytetarët e Mirditës.

Ata protestuan pasditen e së enjtes, duke bllokuar për rreth 1 orë Rrugën e Kombit në hyrje të qytetit të Rrëshenit.

Drejtuesit e automjeteve fiken makinat në mes të rrugës, ndërsa protestës ju bashkuan dhjetra qytetarë mes tyre dhe ipeshkvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta i cili po kthehej.

Ai përshendeti protestuesit, duke deklaruar se nga rritja e çmimit të naftës është detyruar të lëvizë me autobus.

Qytetarët thonë se rritja e çmimeve ju ka vështirësuar jetesën dhe paralajmërojnë protesta të vazhdueshme nëse nuk do të ketë një reagim nga qeveria për frenimin e këtij fenomeni.

Pas 60 minutash protestuesit u shpërndanë qetësisht, duke paralajmëruar se do të rikthehen për të protestuar sërish pasditen e së premtes.

Ndërkohë protesta u monitorua nga forcat e policisë, të cilët ju kujtuan qytetarëve që bllokimi i rrugës përbën vepër penale.

Mirdita në protestë për rritjen e çmimeve, bllokohet