Rritja e çmimeve, Stringa: Dje ka ndërhyrë Banka e Shqipërisë, uroj që kjo politikë të vazhdojë
Eksperti i Ekonomisë Azmi Stringa, ka komentuar rritjen e çmimeve të naftës por edhe produkteve të tjera ushqimore.
Në një intervistë për RTV Ora, Stringa teksa ka folur për rritjen e bursës shprehet se pretendimi i dhënë nga qeveria dhe aktorët ekonomik nuk është i vërtetë.
Azmi Stringa: Çmimi është kthyer në nivelin e datës së 4 mars. Pretendimi i dhënë nga qeveria dhe nga aktorët ekonomik nuk është i vërtetë. Mua më vjen keq që qeveria nuk është konsistente në qëndrimet e veta. Në këto kushte që tregtia po shfaq probleme, naftën e blemë me valutë. Shumë nga prodhimet i blemë më valutë. Ne kemi një luhatje të lartë të kursit të këmbimit.
Nisur nga rritja e çmimeve, ai tha se ditën e djeshme ka ndërhyrë Banka e Shqipërisë që të stabilizojë këtë rritje, gjë e cila ka bërë që qytetarët të ngrihen në protestë.
Azmi Stringa: Ditën e djeshme Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë dje që të stabilizojë çmimet. Uroj që këto politika të vazhdojnë sepse në të kundërtën një zhvlerësim i lekut do të ndikonte negativisht në inflacion. Energjia është lëndë bazë për të gjithë prodhimet që bëjmë sot. Automatikisht rritja e çmimit të naftës rrit kostot e prodhimit dhe produktet e tjera që ne konsumojmë.
