Dibranët fikin makinat dhe bllokojnë Rrugën e Arbrit, policia debaton me ta: Hapni rrugën!

Rritja e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera ka nxjerrë në protestë edhe dibranët.

Qytetarët kanë bllokuar “Rrugën e Arbrit” në Bulqizë, në shenjë revolte për çmimin e lartë të karburantit.

"Kemi dalë për uljen e çmimit të naftës, do vazhdojmë protestat."

Efektivë të policisë debatuan me protestuesit duke u bërë thirrje të hapin rrugën.

"Hapni rrugën!"