Edhe fermerët në Bilisht në protestë për çmimin e naftës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2022, 18:11
Dhjetëra banorë të Bilishtit dhe fshatra të Devollit po protestojnë për çmimin e naftës dhe rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.
Protesta po mbahet në qendër të qytetit.
Pjesë e protestës janë bërë edhe fermerët e zonës së Devolli të cilët thonë se me këto çmime e kanë të pamundur të prodhojnë.
Ndërkohë protesta po mbikëqyret në distancë edhe nga policia.

