Durrësi thotë se i do taksat sa Erion Braçe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2022, 18:05
Çmimi i lartë i produkteve ushqimore dhe karburantit nxori në protestë edhe qytetarët e Durrësit.
Ata i bënë thirrje qeverisë që të ndërhyjë me mekanizmat e saj në mënytrë që t'ua lehtësojë jetën.
"Shteti të ulë çmimet e produkteve ushqimore, të ulë naftën. E kam parkuar makinën, kam ardhur në këmbë nga Shkozeti dhe këtu."
"Të ulë taksën e karburantit, hidrokarburet, të zerojë TVSH për ushqimet. Qeveria ka mekanizmat për të ulur çmimet, ky është roli i qeverisë. Qeveria është për të na e bërë jetën më të lehtë, nëse do me na e vështirësojë ne këtu do të jemi në shesh, këtë punë kemi."
Revoltë për çmimet e larta pati në të gjithë qytetet e Shqipërisë.