Lapaj thirrje Ramës: Reflekto! S’jemi këtu për karrigen po për bukën e gojës. Boll u tallën me ne

Avokati Adriatik Lapaj edhe ditën e sotme ka dalë në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve.

Ai i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama  që të reflektojë. 

Lapaj thotë se qytetarët nuk po protestojnë për karrige por për bukën e gojës. Ndër të tjera ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në shesh dhe të protestojnë për të drejtat e tyre.

Adriatik Lapaj: I bëj thirrje Ramës që të reflektojë. Ky është një çast i rëndësishëm. Ne nuk po protestojmë për karrige. Jemi këtu për bukën e gojës, për dinjitetin, për naftën. Mos ta lëmë që këtë që nisëm. T’u tregojmë se nuk do I lëmë  të tallen më me ne. Nesër në shesh. Të gjithë shqiptarët në shesh.