“Rrëzuam Enverin, të rrëzojmë edhe ty” Osman Mula në protestë: Fytyra e një pushteti nervoz

Në protestën kundër rritjes së çmimit të naftës para kryeministrisë ka qenë i pranishëm edhe artisti i njohur Osman Mula.

Ai tha se është krim që t’i marrësh të rinjtë që duan të japin shpresën vendit dhe t’i arrestosh pse duan të protestojnë.

Ai kishte një thirrje grosistëve se nga e gjetën këtë urrejtje sepse nuk janë duke vdekur për bukë, pasi i kanë rritur karburantet dje disa herë brenda natës.

Mula: Një pjesë e madhe e rinisë ka ikur dhe këtë pjesë këtu i mori policia dhe i fuste në furgonë. Është krim që t’i marrësh të rinjtë që duan të japin shpresën. Kjo është fytyra e një shteti nervoz dhe makabër që ka armë kryesore urrejtjen dhe dhunën. Pashë mbrëmë një grua që foli disa herë dhe erdha nga shtëpia, sepse kishte 100 mijë lekë pensionin dhe 60 mijë i vinin dritat. Si mund të rrisë ajo fëmijët nëse nuk ka bukë në shtëpi.

U them grosistëve se nga e gjetën këtë urrejtje se nuk jeni duke vdekur për bukë. I keni rritur  karburantet dje disa herë brenda natës. Cili nga ju nuk i bën pushimet jashtë shtetit dhe që investoni gjithmonë në zgjedhje. Prandaj jeni trima se i keni vënë në pushtet këta politikanë. Ne jemi ata që kemi hedhur Enverin dhe nuk e kemi problem që të të hedhim edhe ty. I gjithë populli është këtu, se  nuk ka lekë për drita dhe ujë, e ti shkon në Dubai me tre ministra.