Me karrigen me rrota përpara kryeministrisë, qytetari thirrje Ramës: Po vdesim urie, mos na hidh dhe sipër
Në protestën kundër rritjes së çmimeve të naftës kanë qenë edhe persona me aftësi të kufizuar.
Ai është shprehur se përveç rritjes së naftës dhe produkteve ushqimore, janë rritur dhe medikamentet, çmime të cilat për ta janë bërë të papërballueshme.
Aii ka bërë thirrje Kryeministrit që t’u shërbejë pasi nuk po përballojnë dot jetesën.
“Unë jam këtu në emër të një kategorie më të diskriminuar. Ne përpos naftës dhe ushqimeve që po ngrihen në mënyrë katastrofike, ne na prek edhe diçka tjetër, që janë medikamente. I them Kryeministrit që e kemi zgjedhur në atë karrige të na shërbejë dhe jo të na shtyp. Mos na hidh dhe sipër. Po vdesim urie. 90% e shtresë që unë përfaqësoj jeton në skamje dhe nuk e njeh dritën e diellit, dergjen në shtrat. Ka shkuar litri i vajit 350 lekë. Unë s’kam fjalë për këtë situatë. Ju bëj thirrje shqiptarëve që të vijnë në shesh e të protestojnë, për të drejtat tona. Mos ta lejojmë më shtypjen”- tha ai.

