Basha nuk përmend fjalën dorëheqje e flet për presion: Nuk heq dorë nga kauza

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh i gatshëm të bëjë gjithçka që PD të dalë nga ajo që e quan “trauma” por pa përmendur fjalën dorëheqje.

"Unë jam gati të bëj gjithçka dhe kam qenë gati të bëj gjithçka"

A po negocioni një tryezë me komisionin e Rithemelimit?

“Unë personalisht do të bëj gjithçka që PD të dalë nga trauma e pësuar më 6 mars” tha ai në një prononcim të dytë për sot pasi doli nga Kuvendi.

Basha gjithashtu përcolli dhe një mesazh se kushdo që mendon se i bën presion e ka gabim. Debatet në mbledhjen e të hënës në selinë PD thotë se kanë qënë të mbuluara me emocione dhe se duhet një analizë  e ftohtë.

 “Unë jam në dispozicion si kryetar si anëtar e si demokrat. Kauza është forcimi ringritja e PD-së. kushdo që mendon se më bën presion mua e demokratëve për të hequr dorë nga kauza e ka gabim. Jam gati të bëj gjithçka por aktualisht ne kemi nisur një proces, të lodhur të acaruar të emocionuar, disa kanë kërkuar që procesi të shtrihet në masë, si alternativë e vetme. Do merren vendime pasi gjërat të analizohen me gjakftohtësi. Kjo është e rëndësishme. “