Foto/ Dha dorëheqjen nga nën-kryetari i PD-së, Gjekmarkaj fotografohet me Nokën e Palokën
Deputeti i PD-së Agron Gjakmarkaj dha të hënën dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Partisë Demokratike, pas rezultateve të zgjedhjeve të 6 Marsit, dhe kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.
"Panorama" ka publikuar një foto të Gjekmarkajt me dy deputetët e Grupit të Rithemelimit të PD-së, Flamur Noka dhe Edi Paloka.
Gazeta shkruan se fotoja është bërë sot në kafene me mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha duke shtuar zërat për një pozicionin të mundshëm të tij në krahun e Berishës.
Të hënën në darkë Gjekmarkaj tha se duhet ngritur një komision që të dërgojë PD-në në zgjedhje për të mirën e demokratëve, pasi sipas tij vetëm gara mund të nxjerrë një lider.
Pak pasi në media qarkulloi fotoja Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në Facebook
Paloka shkruan në rrjetin social se Basha sot ndryshoi sjellje ndaj deputetëve të tij, teksa në fund bën edhe "fotografin".
"L.B qenka bere dhe fotograf…! Nga “fotolajmi” tek lajmi. Pozicioni nga eshte bere fotoja ishte pikerisht nga tavolina ku per here te pare ishte ulur ne kafen e Parlamentit L.B!
Sot jo vetem u ul ne kafe per here te pare me deputetet e tij, po ka gjithe kohen qe i merr me rradhe, i perqafon dhe …ju lutet …! E gjitha kjo pasi ju suli kryetaret e emeruar qe ti sulmonin.
Sa per mua, une me deputetet dhe demokratet jam ulur dhe kam ndare miqesine pavarsisht bindjeve apo mendimeve te tyre .
Tani beka dhe fotografin ! Nuk e imagjinoja qe njeriu mund te zvoglohet e zvoglohet kaq shume!"