Zjarrfikësit në protestë për pagat e ulëta e kushtet e punës, Bajrami: Kolegët u kërcënuan për të mos denoncuar

Sindikata e Punonjësve të Zjarrfikëseve protestoi përballë Parlamentit për kushtet e punës, mospagimin e orëve shtesë dhe mosrespektimin e Kodit të Punës. Disa prej tyre thanë se janë kërcënuar për të mos marrë pjesë në protestë.

Punonjësit e zjarrfikëses kanë zhvilluar në Tiranë një protestë nga Kryeministria e më pas janë zhvendosur te Parlamenti ku kanë psqyruar kushtet e punës dhe kanë nritur shqetësimin për pagat e ulëta si dhe bonuset e natës.

Punonjësi e repartit zjarrfikës përshkuan për disa metra bulevardin, duke shprehur para mediave shqetësimet e tyre në lidhje me kushtet e punës.

Sipas tyre uniformat që përdorin nuk janë më të përshtatshme për punë e ndërsa ankesa kanë edhe për rrogën e ulët që marrin si dhe pagesën e orëve të natës.

"Nuk paguhen orët e natës, nuk paguhen orët e vështirësisë, uniforma ka vite që nuk përdoret. Rrogat janë të ulëta. Zjarrfikësi i ri që vjen, futet me 36 mijë lekë."

"Në korrik bëj vitin e dytë si zjarrfikës te shërbimi zjarrfikës i Qytetit Studenti. Pajisjet copë-copë, kushtet, rrogat. Duhet të motivohemi që të punojmë".

"Duam të marrim atë që na takon, kam 12 vjet punë."

"Jemi në vështirësi nga të gjitha anët."

Kreu i Sindikatës së punonjësve të zjarfikëses Bledar Bajrami shumë kolegë të tyrë janë kërcënuar për të mos qenë në protestë.

"Sot në mëngjes në disa rrethe i kanë mbledhur zjarrfikësit në 7 të mëngjesit, nuk i kanë lënë me ardh në protestë me kërcënimin se do ti heqin nga puna."

Ndonëse me pagat më të ulëta në rajon, punonjësit e zjarrfikëses nuk kanë as kushtet e duhura për ta kryer detyrën e tyre.

Edhe pse kanë ngritur ankesa, ndaj këtyre punonjësve nuk është marrë asnjë masë për plotësimin e kërkesave.

Zjarrfikësit në protestë për pagat e ulëta e kushtet

Zjarrfikësit në protestë për pagat e ulëta e kushtet