Shkodër: Atentati ndaj Bajrit në sy të nënës së tij, autorët me makinë me targa të vjedhura

Makina në foto besohet se u përdor në atentatin ndaj Admir Bajrit mbrëmjen e së mërkurës, 9 mars 2022, në Shkodër ku ai mbeti i plagosur.

Mjeti tip Benz mban targën AA066PZ  e cila rezulton e vjedhur në Tirane më datë 27 Gusht të vitit 2020.

Autorët e dyshuar përdorën këtë mjet për tu larguar nga vendngjarja në Lagjen Dobraç të Shkodrës.

Admir Bajri u sulmua në makinën e tij pranë një supermarket në një kohë kur ishtë bashkë me nënën e tij!

Autorët I kishin bënë prite dhe zbrazën ndaj tij breshëri kallashnikovi.

38-vjeçari mbeti I plagosur dhe ende po trajtohet në Spitalin e Shkodrës, ndërsa e ema nuk u prek nga plumbat!

Sulmi ndaj Admir Bajrit, që riktheu në kryeqendrën e veriut hijet e përplasjeve mes fiseve dhe grupeve në kryeqendrën e veriut ka vënë në alarm policinë e Shkodrës.

Ekspertët mësohet se kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së disa bizneseve në zonë me qëllim identifikimin e autorëve.

Disa persona ndërkohë janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.

Por deri më tani atentatorët e Admir Bajrit mbeten të lirë.

Shkodër: Atentati ndaj Bajrit në sy të nënës së
Makina që dyshohet se u përdor në atentat