Basha: PD është në proces reflektimi, jam gati të bëj çdo gjë por...

Ndryshe nga sa deklaroi një ditë pas votimeve, 7 mars, se nuk kishte humbur asnjë garë në jetën e tij por se ishte përballur me masakra zgjedhore, Lulzim Basha këtë të enjte pranoi humbjen e votimeve në gjashtë mars

Pas dy ditëve debatesh, në selinë blu mëngjesin e kësaj enjte ishte vetëm Lulzim Basha. Pavarësisht kërkesave që iu bënë për dorëheqje, dhe lënien e detyrave nga nënkryetarët dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, deklaron se është gati të mbajë përgjegjësitë, por duke shtuar se tashmë ka nisur një analizë e thellë.

"“Unë jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë mirë të PD-së, por nuk duhet të paragjykojmë. Ne kemi mbledhur grupin e deputeteve, të nesërmen kolegjin e kryetarëve do të mbledhim edhe kryesinë. Jemi në proces reflektimi të brendshëm pas të cilit pa diskutim do të marrim përgjegjësi duke nisur nga unë i pari"

 Basha shton se do bëhet një analizë

"Disa kanë kërkuar e analiza specifike për 6 bashkite, ju siguroj qe demokratët do marrin në dorë fatin e tyre PD do dalë nga ky proces e fortë dhe e bashkuar ky është synimi.  Kryetarët e degëve kanë kontakt me strukturat bazë. Pra jemi në një proçes të thellë reflektimi, me nje synim, interesin me të mirë të demokratëve, pa dallim, sepse duket qartë se është përcarja dhe konflikti mes nesh. Detyra e parë është e imja jam i gatshëm të ndërmarr çdo hap që PD të jetë e fortë dhe e bashkuar e mësimin e madh të 6 marsit që është domosdoshmëria të jemi sa më të fortë përpara këtij regjimi."

Qëndrimin Basha e ka dhënë para nisjes së punimeve të parlamentit. Teksa në seancë u takua me disa deputetë. Nuk munguan as diskutimet me Agron Gjekmarkaj i cili vetëm pak ditë më parë e bëri përgjegjës për humbjen e thellë.