Italia e kërkonte për vrasje, arrestohet në Lezhë 28-vjeçari me dy mbiemra

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Lezhës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Blutë bëjnë me dije se A.M (B) 28 vjeç, banues në fshatin Gjadër, Lezhë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale "Vrasja me dashje” mbetur në tentativë" dhe "Plagosja".

Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasja", mbetur në tentativë dhe "Plagosja", parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas është person i evidentuar edhe në Shqipëri, nga ana policore, pasi është proceduar edhe më parë për veprat penale  "Shkatërrim prone" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.